BE

BE

Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Publikuar më 06 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme", është shprehur Apostolova.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa vendvotime.

Apostolova shtoi se numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017. Gjithashtu, sipas saj gjithçka është e qetë dhe po shkon sipas rregullave.