BE

BE

BE-ja vlerëson se Kosova ka boshllëk të tregut të punës

Publikuar më 10 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka prezantuar projektin "Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës". Aty u tha se Kosova ka boshllëk të tregut të punës.

Luigi Brusa, shef i seksionit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se Kosova doli nga një proces transparent zgjedhor, ndërsa siguroi mbështetje për qeverinë e ardhshme. Tha se dëshirojnë të kenë një ministër të arsimit "kompetent dhe të zotin".

"Është ngjarja e parë pas zgjedhjeve, i përgëzoj te gjithë ata që kanë marr pjesë në zgjedhje te cilat u zhvilluan në mënyrë transparente. Dëshirojmë të kemi një ministër të arsimit qe është kompetent e i zoti. Ne po bashkëpunojmë dhe fryma jonë është të mbështesim vullnetin e mirë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës. Kosova ka boshllëk të aftësive të tregut të punës, në disa studime shumica e kompanive kanë deklarua rekrutimin e punonjësve të rinj, kjo ka impakt negative. Një problem kryesor është sistemi Apa", tha ajo.

Me tej ai tha se Kosova ende përballet me nivele te larta të papunësisë, por që projekti Alled 2 do të shtojë punësimin.

"Si rezultat Kosova ende përballet me nivele te larta te papunësisë. 29 apo 30 për qind është niveli i papunësisë . Por, BE -ja do vazhdojë të përkrahë Kosovën. me kontributin e ADA, do shohim se tregu po evulon, projekti Alled 2 ka fokus shoqërinë digjitale dhe njohuritë e aftësive në tri shtigje të arsimit. Projekti do të shtojë punësimin, do të kontribuojë në shtimin e punësimit në nivelin lokal. Ky projekt ka bërë bashkëpunim me nivelin privat.", theksoi ai.

Ai bëri edhe një thirrje për ministrin e ardhshëm të Arsimit.

"Nga ministria e arsimit na duhet dikush që do të jetë përgjegjës dhe t'i grah trenit pak më shpejt. Thirrje anëtarëve të ministrisë, mesazhi që topi është në fushë-lojë të institucioneve të Kosovës. Ne si asistent i trajnerit që MASHT-i të bëhet si Interi, të jemi të parët në regjion, dhe të kërkojmë njohje dhe anëtarësim të ardhshëm", përfundoi Brusa.

Matthias Themel, nga Agjencia Austriake për zhvillim, (ADA) tha se vitet e fundit kanë ofruar përkrahje si në Kosovë ashtu edhe në regjion.

"Ne kemi bërë një gamë të gjerë aktivitetesh, këshilla për politika, kemi dhënë bursa, aktivitete për partneritet për rritjet e punësimit etj. Me vite kemi bërë projekte qe janë bërë me sukses. Ne jemi këtu sot për projektin Alled 2. ky projekt zhvillohet në marrëveshje me BE. Tema sot është tregu i punës dhe analiza e nevojave te tregut. Studimi ka shkuar duke pare trendët e ardhshme dhe nevojat për tregun e punës. kemi diskutuar disa ditë dhe analizat e punës dhe rëndësisë informacionet për tregun e punës janë të shëndetshëm. ", u shpreh ai.

Efka Heder, nga ALLED2, programi " Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës", tha se ky projekt synon kualitet dhe cilësi.

"Nevojat e tregut të punës, nder të jem lidere e këtij projekti. Synojmë kualitet dhe cilësi. standarde të respektuara. Arsimi ka elementin kryesor dhe krejt botën ne jemi sistemi arsimor është numër një. Bota kërkon që sistemi arsimor të funksionojë mirë si një ekip futbolli. Kërkojmë bashkëpunim me të gjithë nivelin. Korniza e legjislacionit të hartohet mirë. ", tha ajo, duke shtuar se gjëra të mira po ndodhin në Kosovë", tha ai.

Ky studim përqendrohet në një temë shqetësuese kritike për politikbërësit vitet e fundit, mos-përputhja e aftësive në Kosovë me nevojat e tregut të punës.

Dokumente dhe raporte te ndryshme strategjike te zhvillimit ekonomik tregojnë nevojën për punë të kualifikuar për ta përkrahur rritjen ekonomike në Kosovë. (koha.net)