BE

BE

Kandidati për komisar zgjerimi pret përmbylljen e dialogut në vitin 2020

Publikuar më 15 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tre kandidatë për komisarë të BE-së, që janë nominuar pasi kolegët e tyre të mëparshëm ishin refuzuar nga Parlamenti Evropian, u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve të enjten në seancat e konfirmimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kandidatët nga Franca, Rumania dhe Hungaria i kanë mbajtur fushat për të cilat ishin kandiduar bashkëkombësit e tyre të refuzuar, që do të thotë se Oliver Varhelyi nga Hungaria është i propozuar për komisar të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, që do të merret edhe me Ballkanin dhe procesin e zgjerimit.

Por pas tri orësh pyetjeje e përgjigjeje në Komisionin për Politikë të Jashtme, ai nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme të shumicës, megjithëse nuk është refuzuar. Grupet e socialdemokratëve dhe të liberalëve kanë kërkuar që ai të përgjigjet në disa pyetje shtesë. Ata duan më qartë të zotohet se do t'i respektojë vlerat evropiane dhe nuk do të jetë nën ndikimin e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili edhe e ka kandiduar për atë post. Varhelyi deri tash ishte pikërisht ambasador i Hungarisë për Bashkimin Evropian.

Sa u përket njohurive të tij për procesin e zgjerimit dhe të politikës ndaj fqinjëve, ai ishte mjaft mirë i përgatitur. Kandidati i parë i Hungarisë, Laszlo Trozscanyi, ishte refuzuar për shkak të problemeve me konflikt interesi.

Oliver Várhelyi nga Hungaria, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, ka thënë se është vazhdimi i zgjerimit dhe Ballkani Perëndimor do të mbetet prioritet në punën e tij nëse konfirmohet si komisar i ardhshëm. Ai ka mbështetur nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe shpreson që së shpejti të tejkalohen pengesat dhe të arrihet vendimi, i cili nuk u arrit në samitin e fundit të BE-së.