BE

BE

Rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së Borellit në Kosovë dhe Beograd

Publikuar më 29 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.

Ai ka treguar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqytetet nesër.

"Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave", ka shkruar Borrell në Twitter.