Foto Lajme

Foto Lajme

BMW fotolajm

BMW ka lansuar modelin e ri plug-in hibrid 330e që do të dalë në shitje verën e vitit 2019. Sikurse gjenerata e shkuar 330e, modeli i ri ka motor 2.0-litërsh me 182 kuajfuqi të kombinuar me një motor elektrik me 67 kuajfuqi. Kuajfuqitë kombinohen në shifrën 249.  

Beyonce fotolajm

Këngëtarja amerikane Beyonce ka blerë markën e veshjeve sportive "Ivy Park", e cila u lansua dy vjet më parë nga milioneri britanik Philip Green, i cili është përballur me akuza për ngacmim seksual. Asnjë detaj financiar nuk u zbulua përmes njoftimit për media.  

Vjeshta fotolajm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë sa njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Dimri fotolajm

Të enjten fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.