Ekonomi

Ekonomi

Abrashi: Pensioni invalidor i punës dhe ai familjar fillojnë së implementuari

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se ka filluar implementimi i pensionit invalidor të punës dhe pensionit familjar, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se, "sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezantova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar".

Abrashi ka shtuar se gjatë javës në zyrat pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshme, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional.

"Këto dy skema të reja pensionale ngrisin mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale", thotë ai.