Ekonomi

Ekonomi

Termokosi rikthen ngrohjen

Publikuar më 19 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Termokosi ka ndaluar ngrohjen në qytetin e Prishtinës me 15 prill ashtu siç edhe ishte paraparë pas ngritjes së temperaturave. Ftohti i cili u kthye përgjatë këtyre ditëve shtoi edhe nevojën për ngrohje.

Zëdhënësja e ngrohtores "Termokos", Afërdita Uka - Fejzullahu ka konfirmuar se ngrohja në kryeqytet do të kthehet sërish.

"Po, pas mbledhjes që është mbajtur sot është vendosur që ngrohja të kthehet përsëri. Janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kthimin e ngrohjes", ka thënë Uka-Fejzullahu.

Po ashtu kjo e fundit ka thënë se për detaje lidhur se kur saktësisht kthehet ngrohja qytetarët do të njoftohen me kohën.

Duhet përkujtuar që shumica e qytetarëve të Prishtinës ngrohjen e kanë nga Termokosi.