Ekonomi

Ekonomi

Vazhdon diskriminimi në punësimin e femrave (Video)

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) janë shqetësuese për numrin e vogël të femrave të cilat janë të punësuara në vendin tonë.

Duke u bazuar në raportin e fundit të ASK-së shihet se vetëm 13,1 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara, derisa në anën tjetër 44,9 për qind e meshkujve në moshë pune janë duke punuar.

Jeta Berisha Aktiviste për të drejtat e grave tha se gratë në vendin tonë janë te diskrimiuara ne shumë aspekte,ndërsa në vendet e punës ato diskriminohen për shkak të moshës dhe gjinisë, transmeton tribunachannel.

Edhe deputetja Lirije Kajtazi nga Ldk-ja tha se diskriminimi I grave fillon qysh nga hapja e konkursit për ndonjë vend të punës,duke vazhduar pastaj ne shumë sfera deri tek ngacmimet seksuale.