Ekonomi

Ekonomi

Katër milionë euro prona të shkëmbyera e të shpronësuara

Publikuar më 16 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shpronësimet dhe shkëmbimet e pronave të ndryshme private për realizmin e projekteve infrastrukturore, e kanë identifikuar gjatë këtij mandati qeverisjen aktuale të Komunës së Pejës, të drejtuar nga Gazmend Muhaxheri.

Për nga numri dhe vlera e pronave të shpronësuara dhe të shkëmbyera, komuna e Pejës ngjason goxha në një agjenci të pronave, shkruan sot "Koha Ditore". Drejtori për Shërbime Pronësore-Juridike, Edmond Shala, tregon për KD-në se prej fillimit të vitit 2014 e deri në fund të vitit të kaluar, janë shpronësuar 11 prona dhe janë shkëmbyer 15 prona të tjera private me ato komunale.

"Jemi komuna kampione në Kosovë për shkëmbimin e pronave dhe të gjitha këto shkëmbime e shpronësime janë bërë për realizimin e projekteve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Pejës, për hapjen e rrugëve të reja, për hapjen e shtegut të ecjes, për realizmin e projektit të Lumëbardhit dhe për projekte të tjera. Pra, qytetarët duhet ta dinë se të gjitha këto shpenzime kanë qenë investime kapitale në infrastrukturë", i tregon Shala qëllimet e këtyre shpronësimeve dhe shkëmbimeve të pronave.

Të gjitha shkëmbimet e pronave private me ato komunale, Shala i arsyeton me mungesën e financave për t'i shpronësuar ato..