Ekonomi

Ekonomi

Nënshkruhet draftkontrata për ndërtimin e qendrës turistike "Borea"

Publikuar më 16 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Është nënshkruar draftkontrata nga kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori i konsorciumit fitues italiano-zviceran "Leitner AG SPA & FILAV SA", Franc Furlani, për ndërtimin e qendrës turistike "Borea",të hënën, në zyrën kryetarit, jashtë syve të medias.

"Borea po bëhet", shkruan sot "Koha Ditore". Projekti më i madh zhvillimor në historinë e Pejës, projekti që do ta bëjmë së bashku e që do ta trashëgojnë qytetarët e Pejës ndër dekada e shekuj. Me këtë rast, ju uroj për ditën e madhe të Komunës sonë...", thuhet ndër të tjera në postimin e Muhaxherit në faqen e tij në rrjetin social, pas nënshkrimit të kësaj draftkontrate.

Shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, i ka thënë KD-së se draftkontrata e nënshkruar, do të procedohet në Komisionin ndërministror për partneritet publiko- privat. Ky komision e miraton apo e refuzon draftkontratën e nënshkruar. "Brenda pesë ditësh ai komision duhet të kthejë përgjigjen që na ta bëjmë edhe nënshkrimin e kontratës finale", thotë Sheremeti.

Pasi të kthehet përgjigjja nga ky komision, Komuna dhe operatori mund të negociojnë për çështjet nëse ka mbetur ndonjë e pasqaruar, para se të nënshkruhet kontrata finale. Mirëpo, sipas Shermetit, nuk ka çka të negociohet më.