Ekonomi

Ekonomi

LDK i bashkohet PDK-së në Prishtinë për bllokime

Publikuar më 17 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social thotë se LDK iu bashkua sot PDK-së për të bllokuar propozimin për banim të përballueshëm, me të cilin do të përfitonin për punëtorët e komunës mbi 400 punëtorë të sektorit publik, transmeton Koha.net.

Ky është teksti i postimit përmes Facebookut të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti:

"LDK sot ju bashkangjit PDK-se apo anasjelltas për bllokimin e propozimit për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës. Nga ky propozim do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik në komunën tonë.

Do ta dërgojmë prapë në mbledhjen e radhës.

Kuvendi i Prishtinës është mbledhur sot në një seancë, në të cilën ka në rend të ditës një varg çështjesh, ndër to edhe disa plane rregulluese".