Ekonomi

Ekonomi

SIDA suedeze promovon projektin për vlerat zyrtare të tokës

Publikuar më 18 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës që nga ky muaj do të kenë mundësinë të dinë vlerat zyrtare të tokave të tyre për një metër katror.

Kjo është bërë e mundur përmes projektit shumëvjeçar, i cili ka qenë donacion i SIDA-s suedeze dhe është implementuar me ndihmën e Agjencisë Suedeze të Taksave, me ndihmën e të cilit të martën është hapur edhe ekspozita ku është prezantuar mënyra e vlerësimit të pronave, shkruan sot "Koha Ditore".

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur një muaj, në kuadër të Drejtorisë së Pronës nëpër komuna të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të marrin informate lidhur me vlerësimin e tokave të tyre, i cili u shërben për tatimin në pronë.

Ulf Matthiasson, përfaqësues i Agjencisë Suedeze të Taksave, i cili ka marrë pjesë edhe në hapjen e kësaj ekspozite ka thënë se qëllimi i projektit është që komunat të përforcojnë mënyrën e mbledhjes së të hyrave nga taksat e pronës dhe këtë ta bëjnë në mënyrë që të krijojnë mekanizma të qëndrueshëm në mbledhjen e të dhënave rreth pronave, ato këtë gjë ta bëjnë në mënyrë sa më efikase dhe sa më fer-reale