Ekonomi

Ekonomi

Harta zonale e Prishtinës gati në fund të muajit

Publikuar më 15 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përpilimi i hartave zonale të Prishtinës ka hyrë në fazën finale, kanë bërë të ditur të mërkurën zyrtarë komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky proces ia hapë rrugën fillimit të ndryshimit të planeve rregullative, gjë që është kërkesë e qytetarëve, institucioneve dhe investitorëve.

Por, përfaqësues të opozitës janë shprehur skeptikë nëse qeverisja komunale do të mbajë premtimin se harta zonale do të dalë për miratim në Kuvend gjatë muajit qershor.