Ekonomi

Ekonomi

Ofertohen Bono Thesari në vlerë 30 milionë euro

Publikuar më 17 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV009-17, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro. Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë.

"Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.