Ekonomi

Ekonomi

Pap testet vazhdojnë të ofrohen si shërbim i rregullt në Komunën e Prishtinës

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në Komunën e Prishtinës po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Pilot programi i realizuar ne vitin 2016 mundësoi bërjen e Pap testeve për mbi 2,000 gra në Komunën e Prishtinës.

Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses.

"Si rezultat i dëshmisë së nevojës për këtë shërbim falë pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, po vazhdon skriningu si shërbim i rregullt i nivelit primar në Prishtinë ku të gjitha gratë ë moshës 21 deri në 65 vjeç nga Komuna e Prishtinës ftohen të bëjnë Pap testin në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si Qendra për Mirëqenien e Gruas tek Qafa, Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendra e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku gratë dhe vajzat mund të orientohen për të caktuar termine", shprehet Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Vazhdimi i këtij programi paraqet një nga prioritetet e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë dhe të Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit dhe u mundësua në saje të mbështetjes nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë në mënyrë që Pap testet të ofrohen në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore në nivelin e kujdesit primar.

Vazhdimësia e programit, përveç tjerash, ka mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit në mes të nivelit parësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, me ç'rast janë organizuar edhe trajnime të stafit mjekësor në nivelin tretësor lidhur me kryerjen e analizave patologjike në kuadër të programit të skriningut.