Ekonomi

Ekonomi

Bursat ndërkombëtare tregojnë performancë më të mirë

Publikuar më 15 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tregjet financiare të kontinentit të vjetër janë drejt performancës më të mirë javore në dy muaj. Pavarësisht performancës javore, e premtja ka qenë një ditë e qetë për bursat evropiane.

Indeksi pan evropian Stoxx 600 u rrit me vetëm 0.1% në orët e para të sesionit. Euforia e javës ndërkohë vjen si pasojë e bindjes së investitorëve se bankat qendrore nuk do të fillojnë shtrëngimin e politikave monetare aq shpejt sa pritej më parë.

Sa i përket tregut të lëndëve të para, metalet janë regjistruar në nivele të pandryshuara, duke shkaktuar humbje për sektorin minerar.

Bonat qeveritare të Evropës nga ana tjetër kanë pasur po ashtu një javë në rritje të ndjeshme. Kjo është reflektuar edhe në aksionet e sektorit bankar. Ndër të tjera analistët sugjerojnë se, firmat evropiane janë pranë një rritje të fitimeve vjetore me rreth 9%, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara rritja fiksohet në 8%.

Këto sinjale mund të çojnë tregjet drejt një tjetër jave në rritje të ndjeshme.