Ekonomi

Ekonomi

Kosova i shmanget krizës energjetike

Publikuar më 11 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kosova i shmanget krizës energjetike, pasi që Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut, raporton KTV.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka thënë se pas këtij miratimi, janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike. Shpronësimi i këtyre pronave do t'ia mundësojë KEK-ut që të vazhdojë punën, në atë që njihet si zona e mihjes së re.