Ekonomi

Ekonomi

Banorët e Hades dhe Shipitullës, sërish në protestë kundër punimeve të KEK-ut

Publikuar më 11 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Banorët e lagjeve "Krasniqi", "Berbatovci", "Mirena" dhe "Mjekiqi" të fshatit Hade dhe Shipitullë, kanë më shumë se 78 orë që janë duke protestuar para ekskavatorëve të KEK-ut të cilët po punojnë afër shtëpive të tyre.

Këta banorë thonë se për shkak të këtyre punimeve atyre po u rrezikohet jeta, derisa shtojnë se edhe Ligji për Minierat dhe Mineralet distancën siguruese e parasheh 250 metra.

"Kryeinspektori i KPMM-se, z. Fatmir Gërguri, me urdhëresë të datës 06.07.2017 ua ka ndërprerë punën këtyre dy ekskavatorëve, kurse me datën 08.09.2017 e ka fuqizuar këtë urdhëresë, ndërsa prapë këta ekskavatorë po tentojnë me punu. Banorët po reagojnë, kurse institucionet po heshtin", thuhet në e-mailin e dërguar nga organizatorët e kësaj proteste.

Ata kanë shtuar se KEK-u nuk ka licencë për operim në këtë zone, për shkak se nuk e ka respektuar zonën e sigurisë, sipas ligjit në fuqi.