Ekonomi

Ekonomi

Itali, prodhimi industrial dhe besimi në rritje të ndjeshme

Publikuar më 11 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prodhimi industrial në Itali është regjistruar në rritje gjatë Korrikut të këtij viti, me 4.4% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe me vetëm 0.1% në krahasim me muajin paraardhës.

Performanca më e dobët vjen nga sektori energjetik. Të dhënat e institutit të statistikave në Itali flasin për muajin e gjashtë me rritje për sektorin industrial, çka e çon rritjen vjetore në 2.6%.

Rritjen më të madhe gjatë Korrikut e regjistrojnë mallrat jetëgjatë të konsumit, me 6.2%.

Rritje të konsiderushme regjistrojnë edhe makineritë dhe pajisjet, me 8%. Sektori energjetik ndërkohë duket se reflekton thatësirën e muajve të verës.

Të dhënat e fundit sinjalziojnë se, industria do të ketë kontribut domethënës në rritjen ekonomike të vendit gjatë këtij viti.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, eksportet janë rritur me plot 8%. Edhe indikatorët cilësorë po performojnë mjaft mirë.

Indeksi i besimit të sipërmarrjes ka prekur nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, çka do të thotë se, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës më në fund po sheh dritë në fund të tunelit.