Ekonomi

Ekonomi

"Masat e reja fiskale 100 % lirojnë prodhuesit nga taksat pa kushte"

Publikuar më 09 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

I vlerësojmë lartë masat fiskale që 100% lehtësojnë çdo aktivitet prodhues e përpunues në Kosovë pa kushte. Këto tejkalojnë edhe çdo pako të quajtura 1 dhe 2. Këto masa lehtësuese i kanë munguar Kosovës që nga pavarësia e saj, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ai shtoi se që nga viti 2014 një gjë e tillë ka qenë e premtuar nga partitë politike e Qeveria e Kosovës dhe i dizajnuar nga AKB-ja dhe përfaqësues tjerë të biznesit. Ka munguar guximi i qeverisë për të bërë këto reforma fiskale apo presioni i lobit të tregtarëve të fuqishëm që të barazon fuqinë konkurruese të prodhuesve vendës me ata të huaj në tregun tepër liberal në vendin tonë, njofton kumtesa nga AKB, transmeton Koha.net.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së tha se Ligji për Prishtinën ka rëndësi të madhe dhe se është po ashtu një vendim shumë i rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës dhe për jetën e qytetarëve dhe bizneseve që jetojnë dhe punojnë këtu, por edhe për investitorët është një mundësi e re.

Ai shtoi se AKB-ja, e vlerëson ritmin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar Kosovën nga një vend importues në një vend eksportues, pra nga një vend pesimistë për qytetarët e vendit, një vend me shpresë për ta.