Ekonomi

Ekonomi

Policia konfiskon në Gjilan barna me banderola të Serbisë

Publikuar më 12 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dje në një barnatore të Gjilanit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi barnash, rreth 100 lloje të tyre.

Barnat, ka njoftuar Policia rajonale e Kosovës përmes kumtesës, kanë qenë pa banderola të Republikës së Kosovës dhe me banderola të Republikës së Serbisë.

Konfiskimi i barnave është bërë nga inspektorë të AKPM-Prishtinë (Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale) dhe në bashkëpunim me policinë nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike.