Ekonomi

Ekonomi

Dogana grumbullon 934 milionë euro

Publikuar më 08 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të mirë në mbledhjen e të hyrave, deri më tani ka grumbulluar 934 milionë euro.

"Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 55 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 879 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 934 milionë euro".

"Edhe me matjen kundrejt projeksionit buxhetor dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë derisa sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij parashikimin e buxhetit që është përcaktuar në 1 miliard e 100 milionë euro", thekson njoftimi i Doganës për media.