Ekonomi

Ekonomi

Qytetarët, të pakënaqur me sistemin e ri të pagesave për të hyrë në QKUK

Publikuar më 12 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Radhë të gjata të makinave kanë shkaktuar tollovi në daljen kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Madje edhe autoambulanca u bllokua në këtë kolonë.

Sistemi digjital i pagesës në portat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po kundërshtohet nga qytetarët të cilët për arsye të ndryshme duhet të hynë në hapësirat e QKUK-së.

E nga QKUK thonë se kjo situatë është krijuar pasi nuk janë vënë në funksion të gjitha portat në këtë Qendër.

Shemsi Veseli, anëtar i bordit të SHSKUK-së, ka thënë për TV21 se me hapjen e të gjitha portave, kjo gjendje do të evitohet.

Por, gjendje e njëjtë ekziston edhe në hyrje-daljen tjetër kah Veterniku.

Të liruar nga pagesa për të hyrë në parkingun e QKUK-së janë vetëm punëtorët e kësaj qendre.

Gjysmë ore qëndrimi kushton 0.50 euro, 1 orë 1 euro, dhe pastaj nga 0.50 euro për çdo orë qëndrimi.