Ekonomi

Ekonomi

Reforma e ujit, 5 milion lekë gjobë nëse s'legalizoni pusin

Publikuar më 13 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nevojat për furnizimin me ujë të familjeve kryesisht në zonat rurale ka shtyrë qytetarët të hapin puse me dhe pa leje para viteve '90 dhe gjatë viteve të tranzicionit.

Por që të zotërosh një pus dhe ta shfrytëzosh atë duhet të kesh marrë një leje apo autorizim sipas ligjeve të miratuar vitet e fundit.

Edhe pse fillon në 2018 aksioni kundër paligjshmërisë, qytetarët dhe bizneset kanë kohë për të legalizuar pusin edhe disa muaj por çfarë parashikohet nëse ndodh e kundërta?

Drejtori i politikave të burimeve ujore Arben Pambuku, thotë për News24:

Tarifa e gjobës minimale për familjarët është 100 mijë lekë të reja dhe në rastet e një biznesi maksimalisht është 500 mijë lekë të reja. Shumica e puseve në fshatra janë ngjitur me vendin ku mbajnë bagëtinë. Që do të thotë një mundësi e jashtëzakonshme për t'u ndotur pusi nga nitritet.

Shumica e gropave septike që janë në oborret e shumë fshatrave janë përsëri në të njëjtin territor me vendin ku është ndërtuar pusi. Nëse pusi nuk është çimentuar të paktën në pjesën e tij sipërfaqësore ose 1-2 metra poshtë sipërfaqes së pusit është maksimale mundësia e ndotjes me nitrite."