Ekonomi

Ekonomi

Zvicra dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Publikuar më 13 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet, i shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit Anita Schluchter Roth dhe nga drejtori i SCO-së, Patrick Etienne.

Hasani falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht njoftoi për prioritetet e MTI-së që do të ndërmerren gjatë këtij mandati.

Ambasadorin Zviceran Jean Hubert Lebet e uroi ministrin Hasani për marrjen e detyrës së re dhe i ofroi mbështetje në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Hasani u zotua se gjatë këtij mandati do të ketë një bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet këtyre dy shteteve.