Ekonomi

Ekonomi

OSHP-ja kërkon anulimin e tenderit për mirëmbajtje hapësirash gjelbëruese

Publikuar më 29 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit që të anulojë përfundimisht tenderin për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, e cila kap koston afro 900 mijë euro. Kjo, ngase dy kompanitë të cilat kanë ofertuar janë vlerësuar si të papërgjegjshme, por edhe zyra e prokurimit kishte bërë gabime në procedurën në fjalë.

Kështu gjykata e tenderëve me këtë propozim i ka hapur rrugë Komunës së Gjilanit që të zhvillojë procedurat e ritenderimit . Ndryshe kompania "EL Bau" dhe kompania e pastrimit "Ecohigjiena" të cilat kanë ofertuar në tenderin për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese kishin zhvilluar një garë të ashpër përmes ankesave në drejtim të OSHP-së, për të drejtën se kush është fituesi ligjor i tenderit në fjalë, ndërsa Komuna e Gjilanit kishte mbetur pa shërbimet e pastrimit me muaj të tërë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa OSHP-ja ka dhënë sqarimet se cilat janë arsyet për të cilat duhet të anulohet përfundimisht tenderi i mirëmbajtjes. "Komuna e Gjilanit në kundërshtim me dispozitat dhe rregullat e LPP-së ka aplikuar masën dhe parallogarinë kundrejt ofertuesve.