Ekonomi

Ekonomi

Ndahet fond për gratë në biznes dhe të rinjtë me ide inovative

Publikuar më 30 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarre sise, Besim Beqaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit të lansimit të punimit "Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës", organizuar nga Instituti "Demokraci për Zhvillim (D4D)".

Sipas komunikatës për media të dërguar nga Ministria e Inovacionit, Beqaj, e ka theksuar si shumë të rëndësishëm faktin se Kosova ka nevojë për kuadro profesionale, kompetente për tregun e punës, pasi përgatitja profesional mundëson rritjen e fuqisë konkurrente në tregun e punës.

"Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë, për gjeneratat e reja, për ata të cilët janë inovativ. Ky fond do të përkrahë të gjitha idetë inovative", tha ministri Beqaj.

Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me përdorimin e shtuar të teknologjisë, duke thënë se përdorimi i teknologjisë nga të rinjtë nuk është duke u bërë për efekte ekonomike, por për efekte sociale, duke insistuar se përdorimi i teknologjisë në mënyrën e duhur mund të ketë efekte ekonomike për Kosovën.

Ministri Beqaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me institucionet e arsimit, në veçanti me Universitetin e Prishtinës, në shërbim të nxitjes së edukimit profesional dhe krijimin e kuadrove kompetente.