Ekonomi

Ekonomi

Komuna sërish shpall fitues operatorin e tenderit 2.5 milionësh

Publikuar më 30 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komuna e Prizrenit pas rivlerësimit të ofertave lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e Pishinës olimpike në Prizren përsëri ka shpallur fitues tenderin me vlerë prej 2.5 milionë eurove.

Zyrtarët përgjegjës të prokurimit kanë theksuar se javë më parë Organi Shqyrtues i Prokurimit pati marrë vendimin që kjo lëndë të kthehet në rivlerësim dhe se pas pranimit të dokumenteve shtesë në përputhje me ligjin përsëri operatori i njëjtë është shpallur fitues, shkruan sot Koha Ditore.

"OSHP-ja e pati kthyer lëndën në rivlerësim dhe pas rivlerësimit përsëri është shpallur fitues operatori ekonomik "Çlirimi" me ofertën prej 2 milionë e 499 mijë e 570 euro, pasi që paraprakisht në përputhje me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik kemi pranuar dokumente shtesë, përkatësisht një referencë dhe bazuar në këtë ai operator ekonomik është vlerësuar sërish se ka tenderin e përgjegjshëm më çmimin më të ulët", ka thënë Isa Osmankaj nga Zyra e prokurimit të Komunës së Prizrenit.

Lidhur me këtë çështje ai ka pohuar se kjo zyrë ka pranuar kërkesa për rishqyrtim nga operatorët e tjerë dhe se pret që të ketë ankesa edhe në shkallën e dytë, përkatësisht në OSHP.