Ekonomi

Ekonomi

Largohet nga faturat kostoja për energjinë e shpenzuar në veri

Publikuar më 01 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Faturat e energjisë për muajin dhjetor do të vijnë më të lira për rreth 3.5 për qind.

Kjo pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare, shkruan sot Koha Ditore.

"Kostot e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës, sipas aktvendimit të gjykatës, nuk do të vazhdojnë të mbulohen përmes tarifave përfundimtare deri në vendosjen e çështjes meritore nga gjykata", thuhet në shkresën që ZRRE-ja ua ka dërguar KEDS-it, KOSTT-it dhe KESCO-s, me të cilën janë njoftuar edhe institucionet e Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në shkresë thuhet se kjo zgjidhje e përkohshme nuk pasqyron vendimin e Bordit të ZRRE-së, por është udhëzim i ZRRE-së për të licencuarit për mënyrën e zbatimit të aktvendimit të Gjykatës së Themelore dhe asaj të Apelit, që të shtyhet përkohësisht ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së i datës 6 shkurt 2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesë- padinë e Avokatit të Popullit...