Ekonomi

Ekonomi

Nesër Kuvendi shqyrton Buxhetin për vitin 2018

Publikuar më 04 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar katër projektligje, ndër to edhe atë për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018, raporton Koha.net.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka thirrur mbledhjen për në orën dhjetë dhe me këtë rend të ditës:

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

-Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

-Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,?

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Të kujtojmë se Kuvendi ka shtyrë disa seanca për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm, mbi 61, të deputetëve për të marrë vendime të ligjshme, herë të opozitës, herë të pozitës.

Për këtë javë më herët është paralajmëruar mbajtja e dy seancave, nga të cilat njëra për nesër dhe tjetra për datën 7 dhjetor.