Ekonomi

Ekonomi

Shoqata "Nëna Terezë" ka ndërtuar në Kosovë 185 shtëpi

Publikuar më 05 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Që nga viti 1999, Shoqata "Nëna Terezë" ka ndihmuar shumë qytetarë në nevojë të Kosovës. Ajo deri më tani ka ndërtuar 185 shtëpi për ta.

Zef Shala, drejtor ekzekutiv i Shoqatës "Nëna Terezë", i tha RTK-së se duhet të japim më shumë ndihmë për familjet në nevojë.

"Shoqata "Nëna Terezë" ka ndihmuar shumë deri më tani. Për këtë sot Shoqata "Nëna Terezë në Zvicër dhe donatorë të tjera kanë ndërtuar një shtëpi në Gjakovë për gjashtë anëtarë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur", tha ai.

Sipas tij nga paslufta Shoqata "Nëna Terezë", ka ndërtuar në Kosovë 185 shtëpi për familjet në nevojë.

Shala bëri me dije se Shoqata "Nëna Terezë" ka mbi 700 vullnetarë në Kosovë. "Mbi katër mijë familje kanë nevojë për shërbime të tjera. Për shtëpi kanë nevojë mbi 830 raste për ndërtim të shtëpive", tha ai.