Ekonomi

Ekonomi

Ismaili: Sigurimet shëndetësore ndikojnë në rritjen e produktivitetit në vend

Publikuar më 05 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme ka mbajtur tryezën për "Shëndetin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm". Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili, gjatë kësaj tryeze ka deklaruar se shëndetësia në vend do të bëhet multidimensionale.

"Shëndetësinë duhet ta bëjmë më multidimensionale sesa që është sot, e që ndërlidhet me rritjen ekonomike, edukimin dhe mirëqenien sociale.

Ai ka thënë se sigurimet shëndetësore, janë politika që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, si dhe ndihmojnë në kursimet familjare.

"Investimi në shëndetin e qytetarëve qysh nga fëmijëria e hershme, si dhe sigurimet shëndetësore, janë politika që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, luftojnë varfërinë dhe ndihmojnë kursimet familjare".