Ekonomi

Ekonomi

Termocentralet dhe automjetet, ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Publikuar më 04 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP), Naser Ramadani ka folur sot për faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në Kosovë, viruset dhe epidemitë e mundshme si pasojë e kësaj ndotje.

Ramadani fillimisht sqaroi se ajri në Prishtinë dhe Kosovë nuk është në nivelin që duhet të jetë, për këtë IKSHP, sipas tij, ka marr një sërë masash e rekomandimesh për reduktimin e ndotësve të ajrit.

Burimet e kontaminimit, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, sipas Ramadanit, janë të shumëfishtë, termocentralet e KEK-ut, pastaj makinat e vjetra, djegiet e pakontrolluara për ngrohje, në shtëpitë private e kolektive.

Ai tha se Instituti kombëtar ka bërë alarmin e parë në vitin 2009. IKSHP, sipas tij, në vazhdimësi ka dhënë rekomandimet për qytetarët si të ndikohet në ruajtjen e ajrit të pastër.

"Ne kemi rekomanduar vazhdimisht që të ndikohet faktorët e ndotjes së ajrit te ne të reduktohen. Filtrat në Kosova A dhe ndalimi i importimit të makinave të vjetra kanë ndikuar sadopak në reduktimin e ndotjes së ajrit, por nuk duhet të presim që përmirësimi i cilësisë së ajrit, të ndodhë për një kohë të shkurt", thotë Ramadani në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK.

Kontrollimi i makinave dhe rregullimi i komunikacionit në Prishtinë, sipas tij, mundë të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit.