Ekonomi

Ekonomi

Serçuklu-Konya zotohet për ndërtimin e një qendre moderne për autistë dhe ata me sindromën Down në Prishtinë

Publikuar më 06 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komuna e Prishtinës e ka falënderuar Krahinën e Serçuklu-Konyas në Turqi për mbështetjen në ndërtimin e qendrës për autizëm dhe sindromë Down në Prishtinë.

Kjo është komunikuar gjatë një vizite që një delegacion i Komunës së Prishtinës ka zhvilluar në Turqi, gjegjësisht në Krahinën Serçuklu-Konya.

Krahina e Serçuklu-Konyas ka një nga qendrat më moderne të autizmit në Evropë dhe kryetari i kësaj krahine, Ugur Ibrahim Altay, u zotua se do të ndihmojë edhe Komunën e Prishtinës që përmes TIKA-s, të ndërtohet edhe në Prishtinë një qendër e ngjashme, që do t'iu ofrojë shërbime cilësore këtyre grupeve.

Delegacioni i Komunës së Prishtinës ishte i përbërë nga nënkryetari Selim Pacolli, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Arben Vitia, si dhe Linda Spahiu dhe Mimoza Sylejmani nga zyra e regjenerimit urban, bashkë me përfaqësuesen e shoqatës të Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, dhe përfaqësuesin e shoqatës Autizmi, Arif Daka.