Ekonomi

Ekonomi

Draghi: Luhatjet në tregun valutor do të sjellin pengesa

Publikuar më 06 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, shprehu besim se inflacioni do të rritet duke ndjekur fuqizimin e shpejtë të ekonomisë, por shtoi se luhatjet në tregun e këmbimit valutor do të sjellin pengesa.

Ai tha në Parlamentin Evropian se kursi i këmbimit të euros dhe efektet që do të sjellë, do të monitorohen me detaje nga institucioni në Frankfurt.

"Ndërkohë që presim që inflacioni të arrijë drejt objektivit tonë, në afër 2 për qind, ne nuk mund të shpallim ende fitoren në këtë front. Shqetësime të reja kanë ardhur nga luhatjet në kursin e këmbimit dhe ndikimet që do të kenë në stabilitetin e çmimeve kërkojnë monitorim", tha Draghi në Strasburg, përcjell Telegrafi.

BQE ka trajtuar rrezikun e deflacionit me një arsenal të politikave të jashtëzakonshme monetare dhe po debaton tashmë për heqjen e stimujve, ndërkohë që ekonomia është rimëkëmbur.

Institucioni la normën bazë të interesit të pandryshuar gjatë takimit të janarit dhe paralajmëroi se inflacioni mbetet i ulët dhe se mund të duhen disa vite që të arrihet objektivi në pranë 2 për qind.

Megjithatë, ndërkohë që ekonomia e Eurozonës po fuqizohet shpejtë dhe papunësia po bie bindshëm, banka pritet të përfundojë programin e blerjes së aktiveve prej 2.55 trilionë euro deri në fund të këtij viti.