Ekonomi

Ekonomi

Dorëzohet projekti për autostradën Prishtinë - Nish

Publikuar më 07 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Autostrada Shqipëri-Kosovë-Serbi e quajtur ndryshe si autostrada e paqes, do të jetë një lehtësim i madh për Kosovën, pasi në këtë mënyrë edhe do të ketë qasje më të lehtë në korridoret kryesore të rajonit, por edhe do lidhet më lehtë me shtete evropiane.

Serbia tashmë ka deklaruar se në këtë vit do fillojë ndërtimin e autostradës nga Nishi në drejtim të Prishtinës që ndryshe njihet si "Autostrada e Paqes".

Ndryshe, Kosova e cila ka përfunduar segementin e autostradës R7, Morinë- Gjurgjicë- Bresje-Besi, tashmë ka përfunduar edhe studimin e fizibilitetit dhe ndikimit për segmentin Besi-Merdare (Kufiri me Serbinë).

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se tashmë është përzgjedhur Kompania Konsultente dhe se projekti preliminar është dorëzuar.

"Është përzgjedhur Kompania Konsulente për hartimin e Projektit Preliminar nga Besi-Merdare, i cili financohet nga ËBIF. Kompania Konsulente ka përgatitur dhe prezantuar Raportin Preliminar të projektit për segmentin e Autostradës Besi-Merdare si dhe janë duke vazhduar aktivitetet në terren, projekti pritet të përfundojë brenda këtij viti. Pas përfundimit të projektit do të vazhdohet me definimin e hapave të mëtejme të financimit të këtij projekti i cili ka një kosto të përafërt prej 168 milionë euro", ka thënë ministri Lekaj.

Megjithëse kjo autostradë lidh tre vende të ndryshme, projektet janë të pavarura dhe me standarde të ndryshme. Pra, sa i përket kësaj nuk pritet të ketë ndonjë takim të përbashkët të ministrit Lekaj me homologët nga Shqipëria apo Serbia.

Sipas Lekaj, Kosova i ka prioritetet dhe nuk i ndërlidhin ato me disponimin e fqinjit verilindor.

"Ne për interesa të qytetarëve te të dyja vendeve tona, nuk do të ishte e pa imagjinueshme një takim me homologun nga Serbia, por sa i përket projektit në fjalë, janë projekte të pavarura dhe me standarde të ndryshme. Ne i kemi prioritetet tona të cilat nuk i ndërlidhim me disponimin e fqinjit verilindor", ka deklaruar Lekaj.