Ekonomi

Ekonomi

Dow Jones regjistroi rënie me më shumë se 1,500 pikë

Publikuar më 07 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tregjet globalë të kapitalit vazhduan rënien e pjerrët në ditën e dytë të kësaj jave, duke fshirë 4 trilionë dollarë në vlerë nga niveli rekord i 8 ditëve më parë.

Bursat në Europë e nisën tregtinë në rënie me më shumë se 3%, duke bërë që investitorët të kërkojnë mbrojtje në aktive si ari, jeni japonez dhe një nga shkaktarët fillestarë të këtij eventi, që janë titujt e borxhit qeveritar.

Disa analistë e shohin këtë shitje nën panik nga investitorët si një korrigjim normal, ndërkohë që vlerat e aksioneve kishin prekur nivele rekord të larta.  Indekset e titujve të kapitalit në SHBA, Dow Jones dhe S&P 500, ranë me 4.6% dhe 4.1% në mënyrë respektive ditën e Hënë, që është rënia më e madhe në përqindje që prej Gushtit 2011.

Gjatë sesionit tregtar, Dow Jones regjistroi rënie me më shumë se 1,500 pikë, që është rënia më e madhe në historik.  Performanca negative pati përhapje edhe në azi, me indekset kryesorë të rajonit që regjistruan rënie sipër 4%-shit.

Nikkei 225 i Japonisë, ra me 4.7%, që është rënia më e madhe që prej Nëntorit 2016.  Shkaktari kryesor i këtyre shitjeve ishte rritja e yield-it të titujve të Thesarit, gjë që erdhi prej rritjes së pagave në SHBA me normën më të shpejtë që prej vitit 2009.

Kjo alarmoi investitorët mbi inflacionin, gjë që me shumë mundësi do të nxiste tkurrjen më të shpejtë monetare nga Rezerva Federale. Rritja e kostove të huamarrjes mund të jetë e vështirë pas stimujve monetarë nga bankat qendrore që kanë zgjatur prej vitesh.

Shtëpia e Bardhë deklaroi në nisje të javës se duhet patur besim te themelet e ekonomisë amerikane, duke shprehur edhe shqetësim mbi humbjet në tregjet e aksioneve.