Ekonomi

Ekonomi

Këto janë armët dhe autoblindat e FSK’së

Publikuar më 04 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të importuara nga Turqia autoblindat e FSK-së janë mjete të sigurta për t'i transportuar ushtarët në raste të emergjencave.

Në emisionin e fundit "Drejtësia në Kosovë" ka transmetuar pamje gjatë manovrave të FSK-së ku janë përdorur mjetet e blinduara.

Aty shihen togat e ushtarëve special duke u bërë gati e më pas edhe duke reaguar për të shpëtuar pengje.

Sipas zyrtarëve të FSK-së batalioni i reagimi të shpejtë është i pajisur me mjete të blinduara dhe armë zjarri të standardeve të NATO-s.

Filmimet e transmetuara paraqesin një situatë pengmarrjeje ku FSK thirret për të liruar pengjet.

Ushtarët e togës speciale udhëtojnë me autoblinda deri në vendin e ngjarjes nga ku në formacione lufte ndërhyjnë për të spastruar zonën.

Në filmime shihet edhe përdorimi i armëve të zjarrit dhe maskave të gazit.