Ekonomi

Ekonomi

Disa qumështarë kundërshtojnë mbrojtjen e prodhuesve vendor!

Publikuar më 05 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ani pse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me kërkesë të Shoqatës së Qumështarëve tani ka hapur hetimet për produktet me yndyrë bimore ose me vaj të palmës sikurse atyre nga importi ashtu edhe atyre vendore, disa përpunues të produkteve të qumështit vendor kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndërprenë hetimet pasi "masat e tilla nuk janë të nevojshme".

KosovaPress ka siguruar kërkesat zyrtare të disa kompanive që janë përpunues të qumështit, të cilat kanë mbërri tek Sytrime Dervisholli, udhëheqëse e Departamentit për Tregti në MTI për ndërprejen e hetimeve për këtë industri.

Në kërkesat e tyre ndër të tjera thuhet se "nuk ka teprica, ka mungesë të qumështit të freskët dhe nuk shohin arsye pse të ndalohet importi apo ndonjë ngritje e akcizës". Një ndër këto kompanitë që ka bërë kërkesë për ndërprerjen e hetimeve është "Magic ice", me pronar Lulëzim Aliu. Ky fundit për KosovaPress ka mohuar të ketë bërë ndonjë kërkesë për ndërprerjen e hetimeve në industrinë e qumështit.

"Jo, nuk është e vërtet se kemi bërë kërkesë për ndërprejen e hetimeve nga ana e MTI ose për masat anti-dumping", ka thënë nëpërmjet telefonit Lulëzim Aliu.

Një kërkesë të tillë ndaj MTI për ndërprejen e hetimeve e ka bërë edhe kompania "Aldi", por zyrtarë të kësaj fabrike nuk janë përgjigjur për KosovaPress.

Sipas burime të KosovaPress edhe fermeri Milazim Berisha në qumështoren EuroLona dhe njëherësh kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka shkuar në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë për të kërkuar ndërprerejn e hetimeve në tregun e produkteve të qumështit, por Berisha për KosovaPress e ka mohuar të ketë bërë një kërkesë e tillë.

Ai theksoi se kanë kërkuar kaherë masa mbrojtëse të prodhimit vendor të qumështit, dhe sipas tij, kjo nuk është diçka e re.

"Kemi kërkuar nga institucionet gjegjëse që sektori gjithmonë të mbrohet, si me masa anti-dumping, vënje shtesë të taksave ndaj produkteve të importuarara dampuara, ashtu edhe me forma të tjetra ligjore mbrojtëse të prodhimit vendor. Po ashtu, kemi kërkuar që sa më shpejtë të miratohet ligji për tregtim të brendshëm sepse ne kemi telashe të mëdha edhe mes neve prodhuesve dhe përpunuesve vendorë rreth çmimeve të shitjes në treg nën kosto të prodhimit, por edhe përmbajtjes së saktë të produkteve, si produkteve nga importi, ashtu edhe vendore", ka thënë Berisha.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Memaj për KosovaPress ka thënë si shoqatë kanë bërë një kërkesë tek MTI për ndërmarrjen e disa masave mbrojtëse dhe atyre anti-dumping, dhe sipas tij, përgjigja zyrtare ka qenë se është filluar me hetimin e produkteve me yndyre bimore sikurse atyre nga importi, ashtu edhe atyre vendore.

"Menjëherë pas publikimit te informatave të tilla disa përpunues vendor kanë shkuar tek MTI-ja dhe kanë kërkuar nderprerjen e hetimeve të tilla me pretekstin se "masat e tilla nuk janë të nevojshme ". Ne nuk kemi qenë aspak të befasuar nga një kërkesë e tillë sepse ka prodhues vendor të cilët i përdorin yndyrat bimore dhe për këtë ne kemi prezantuar fakte të mjaftueshme te cilat ia kemi bërë të njohura edhe opinionit të gjerë", ka thënë Memaj.

Ai shpreson shumë që MTI nuk do të hezitojë që jo vetëm të i hetojë por edhe të ndërmarrë masa mbrojtëse konform situatës dhe nevojave shumë të mëdha që i ka sektori i qumështit dhe konsumatori tash e sa kohë .

"Besojmë që MTI do të ketë parasysh se janë me mijëra fermer dhe përpunues të mirëfilltë të qumështit të cilët po i presin për shumë vite këto masa. Kërkesat për ndërprerje të hetimeve  kanë parasysh vetëm interesa të ngushta në kurriz të konsumatorëve dhe prodhuesve vendor, prandaj nuk ka se pse të merren parasysh dhe të kenë ndonjë vëmendje", ka theksuar Memaj.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për KosovaPress kanë thënë se MTI është duke shqyrtuar kërkesën nga Shoqata e Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, pasi që tanimë është hapur edhe hetimi zyrtar për këtë industri.

"Shoqatat në fjalë kanë kërkuar vendosjen e masave anti-dumping për produktet me yndyrë bimore e të cilat shiten si produkte të qumështit ose imitime të produkteve të qumështit", thuhet në përgjigjen e MTI.

Lista e qumështarëve të cilat e përkrahin fillimin e hetimeve nga MTI, janë: Ajka Prizren, Kabi Gjilan, Vita Pejë, Pashtriku Prizren, Sharri Opojë, Mili Pejë, Jeta e Re Istog, Rugova Pejë, Rudina Prizren, Natyra Ferizaj, Diti Lipjan dhe të tjera.

 

Lajmet e fundit