Ekonomi

Ekonomi

Tatimet sqarojnë bizneset me TVSH

Publikuar më 07 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar të gjithë procedurën që një biznes duhet të plotësojë dokumentacionin tatimor. Të gjitha hapat që duhet të ndjekin bizneset e TVSH dhe Tatim- Fitimit.

Bazuar në ligjin nr 9920, datë 19.5.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, neni 46 e vijues "Dokumentimi dhe mbajtja e të dhënave tatimore për tatimpaguesit, subjekt i TVSH-së ose i Tatim-fitimit":
Tatimpaguesit, që janë subjekt i TVSH-së ose i Tatim-fitimit, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, mbajnë regjistrat, dokumentacionin kontabël, librat dhe informacionin financiar, si dhe lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore ose kupon tatimor, në përputhje me ligjet e fushës, si dhe aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të tyre.
Tatimpaguesi, subjekt i TVSH-së, regjistron menjëherë të gjitha veprimet financiare dhe përgatit e mban libra e regjistra kontabël, ku regjistrohen:
a) shitjet e përditshme të mallrave ose kryerja e punimeve apo e shërbimeve të tatueshme, përfshirë shumën e secilit veprim dhe shumën e tatimit të ngarkuar;
b) veprimet e përfunduara, por akoma të pafaturuara;
c) veprimet e patatueshme;
ç) pagesat për mallra dhe shërbime, përfshi shumën e secilës blerje apo pagesë, shumën e tatimit të paguar dhe emrin e adresën e furnizuesit.

Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.
Dokumentet që duhet të plotësojë tatimpaguesi

Tatimpagues të biznesit të vogël me qarkullim vjetor nga 2,000,000 - 5,000,0000 lekë, që do të përfshiheni në skemën e TVSH duhet të dini se, dokumentacioni për qëllime tatimore, që ju duhet të mbani pranë vendit të ushtrimit të aktivitetit tuaj është :

Faturat tatimore të shitjes
Faturat tatimore të blerjes
Librat e shitjes dhe librat e blerjes
Faturat e shoqërimit të mallit, në rastet kur tatimpaguesi transporton mall me destinacion klientët e vetë.

PLOTËSIMI I NJË FATURE TATIMORE

Kur lëshohet fatura tatimore e shitjes?

Fatura tatimore e shitjes lëshohet nga tatimpagues që janë rregjistruar me pergjegjësinë tatimore të TVSH-së, për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit.

Kur lëshohet fatura tatimore e shitjes?

Fatura tatimore e shitjes lëshohet nga tatimpagues që janë rregjistruar me pergjegjësinë tatimore të TVSH-së, për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit.