Ekonomi

Ekonomi

Banka Botërore përkrah projektin e restaurimit të kanalit të Ibrit

Publikuar më 08 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

I ndërtuar në vitet 1970-ta, infrastruktura e kanalit kryesor të ujit në Kosovë, Kanalit të Ibrit, është përkeqësuar me kalimin e viteve.

"Dëmtimet fizike dhe ndotja, si rezultat i rrëshqitjeve të dheut, baltës, rrjedhjeve nga fermat dhe rrugët përreth, mbeturinave dhe mbetjeve tjera të ngurta, kanë ndikuar në kapacitetin bartës të kanalit, si dhe në cilësinë e ujit. Kanali i Ibrit furnizon ujin që përdoret për amvisëri, bujqësi, prodhim të energjisë, mihje, dhe industri. Kosova Qendrore, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, varet pothuaj tërësisht nga ky kanal për plotësimin e nevojave të saj për ujë", , thuhet në postimin e Bankës Botërore në Kosovë, transmeton RTKlive.

Banka Botërore po përkrah projektin e restaurimit të kanalit të Ibrit, të zbatuar nga kompania Ibër-Lepenci dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që synon kthimin e kanalit në kapacitetin origjinal, ashtu që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit të sjellin përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën Qendrore dhe të përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit. Investimi do të ndihmojë edhe në zvogëlimin e humbjeve të ujit.

 

Lajmet e fundit