Ekonomi

Ekonomi

BE planifikon ndarjen e 1 miliard eurove për Ukrainën

Publikuar më 10 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioni Evropian planifikon të ndajë 1 miliard euro në ndihma financiare për Ukrainën, transmeton Reuters.

Bashkimi Evropian ka qenë mbëshetësi kryesor i Ukrainës nga viti 2013-2014, prej kur protestat pro-evropiane detyruan largimin e presidentit të këtij vendi drejt Moskës.

Blloku 28 kombësh ka nisur 2.8 miliardë euro në kredi të drejtpërdrejta si dhe në forma të tjera mbështetëse në këtë vend.

Mirëpo zhvillimi i dobët i Kievit në luftimin e korrupsionit dhe rregullimin e sistemit gjyqësor ka shqetësuar aleatët Perëndimorë, të cilët i kanë bërë thirrje liderëve ukrainas të mbajnë premtimet për reforma.

Nën presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis ka thënë se vendimi për financime të mëtutjeshme ka demonstruar përkushtimin e BE-së në Ukrainë.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë para vizitës së diplomates së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Kiev.