Ekonomi

Ekonomi

Kusari -Lila kundërshton kthimin në rishqyrtim amendamentin për Shoqëritë Tregtare

Publikuar më 07 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Amendamenti për Shoqëritë Tregtare, i cili iu mundësonte grave që të jenë të përfshira prej 40 për qind në borde, u kthye dje në rishqyrtim nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas deputetes Mimoza Kusari Lila, e cila është nismëtare e këtij amendamenti, vendimi i Thaçit është antikushtetues. Implementimin e tij e shohin të nevojshëm njohësit e çështjeve ligjore.

Kthimi në rishqyrtim i amendamentit për shoqëritë tregtare nga presidenti i ka gëzuar kundërshtarët dhe i ka dëshpëruar sponsorizuesit e tij, transmeton KTV.

Nismëtarja e amendamentit, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur antikushtetues vendimin e Thaçit.

Sipas saj, pika 3 e Nenit për Barazi para Ligjit mundëson nxjerrjen e këtyre amendamenteve.

Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi, për të cilin janë vënë ato.

Por, i njëjti nen i kushtetutës nuk e definon qartë se a vlen kjo vetëm për ndërmarrjet publike apo edhe për ato private.

E kundër vazhdojnë të jenë shoqatat, të cilat mbrojnë interesat e bizneseve në vend.

Në Institutin GAP vlerësojnë se në një shoqëri si ajo e Kosovës në tranzicion janë të nevojshme këto kufizime për ngritjen e barazisë gjinore.

Madje, Nora Latifi thotë se kjo praktikë zbatohet edhe në disa vende të Bashkimit Evropian.

Pavarësisht që presidenti e ktheu, Kusari-Lila thotë se do të përpiqet që gjatë rishikimit të mos ndryshohet kjo kuotë gjinore.