Ekonomi

Ekonomi

Rriten aksionet aziatike

Publikuar më 10 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte, duke shkuar pranë niveleve të tyre më të larta të shënuara gjatë këtij muaji. Një rritje e tillë erdhi menjëherë pas deklaratës së Presidentit Xi Jinping, në të cilën ai premtoi se do të reduktonte tarifat e importit mbi produkte të ndryshme duke përfshirë edhe automjet.

Kjo ishte njëkohësisht edhe një përgjigje indirekte ndaj Amerikës, në lidhje me shqetësimet e kohëve të fundit për shpërthimin e një lufte tregtare ndërmjet këtyre dy ekonomive të mëdha.

Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 0.5 për qind në 21,794.32, niveli i tij më i lartë që prej 15 marsit. Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.4 për qind në 1,731.94 pikë. Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.8 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë të këtyre dy javëve të fundit.