Ekonomi

Ekonomi

Rezerva Federale pret fuqizimin e ekonomisë amerikane

Publikuar më 12 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Politikëbërësit e Rezervës Federale argumentojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të fuqizohet, ndjekur nga rritja e çmimeve në muajt e ardhshëm, sipas dokumentit të takimit të fundit të politikave monetare.

Procesverbali i takimit, ku të gjithë anëtarët e Komisionit Federal të Tregut të Hapur (FOMC) votuan për të rritur normën bazë të interesit, tregoi gjithashtu se ndikimi i politikave tregtare e fiskale të Trump po monitorohet me kujdes.

Norma bazë e interesit qëndron aktualisht në segmentin 1.5-1.75 për qind dhe rritja e muajit mars ishte e gjashta që kur nisi cikli i tkurrjes monetare në dhjetor 2015. Ndërkohë që ekonomia ka fituar vrull, sistemi banka qendror ka përshpejtuar ritmin e tkurrjes, institucioni projekton dy rritje të tjera këtë vit, shkruan Scan.

Treguesi i Rezervës Federale mbi inflacionin arriti 1.6 për qind dhe ka qëndruar poshtë objektivit prej 2 për qind për gjashtë vite radhazi. Megjithatë, politikëbërësit kanë vëzhguar disa faktorë që pritet të sjellin nxitje të çmimeve në muajt e ardhshëm. Ata shohin gjithashtu një përshpejtim të ekonomisë, prej reduktimeve tatimore në 1.5 trilion dollarë dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare.