Ekonomi

Ekonomi

Mbretëria e të papunëve

Publikuar më 15 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të rinjtë nuk besojnë se mund të gjejnë një vend pune pa qenë pjesë e një partie apo pa e korruptuar dikë. Kjo nuk është deklaratë as e ndonjë hulumtuesi të politikave sociale e as e ndonjë qytetari të dëshpëruar, por e vetë kryetarit të Qeverisë së Kosovës.

Ramush Haradinaj, ndërsa promovonte Strategjinë dhe planin e veprimit për punësimin e të rinjve, në mesjavë apeloi tek institucionet që të marrin në punë njerëz me cilësi profesionale e jo militantë të partive.

E është po Haradinaj që duke shfrytëzuar kontrollin mbi pushtetin, ka legjitimuar jo vetëm drejtues të organeve qeveritare, por edhe borde të institucioneve të pavarura dhe ndërmarrje ("Trepça", Telekomi...) që në përbërjen e tyre kanë përfaqësues të partive politike.

Kjo qeveri dhe të tjerat para saj kanë dëshmuar se tërë fokusin e kanë se si t'i rehatojnë mbështetësit e tyre politikë dhe familjarët. Pasi kanë bërë këtë, janë përkujdesur që përveçse të jenë të punësuar, atyre t'u përmirësohet edhe mirëqenia.

Gati asgjë nuk kanë bërë për gjysmën e popullsisë së aftë për punë e që nuk dallon nga të punësuarit, përveçse nuk kanë pasur fatin që të afërmit e tyre të vishen me pushtet.

Statistikat tregojnë se shteti ka dështuar në krijimin e politikave për zvogëlimin e papunësisë që për këta 10 vjetët e fundit qëndron e pandryshuar dhe në nivele alarmante, mbi 30 për qind sipas të dhënave zyrtare e mbi 50 për qind sipas ekspertëve