Ekonomi

Ekonomi

Eksporti, sfida më e madhe për ekonominë e Kosovës

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rreth 30 kompani kosovare janë trajnuar dhe këshilluar për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit në mënyrë që të rritet ekonomia dhe punësimi i Kosovës.

Kështu u tha sot në mbylljen e projektit ICEP (Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimit të eksportit) të realizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me projektin e financuar nga BE-ja.

Luigi Brusa nga Zyra e BE-së tha se ky projekt mjaft i suksesshëm për ndërmarrësinë ka qenë një lloj drite për drejtimin e kompanive, ngase në Kosovë ka potencial dhe ardhmja e këtij vendi është e ndritshme.

"Ky projekt është financuar që të ndihmojë 29 ndërmarrës, në mënyrë që të pranojnë sfidat. Mbështetja praktike i bënë më të fuqishëm dhe po ashtu Kosovën. Sfida më e madhe për Kosovës është eksporti. Andaj, këto kompani i kemi ndihmuar në ngritjen e konkurrueshmërisë. Projekti ka pasur për qëllim edhe rritjen e ekonomisë dhe punësimit në Kosovë", tha Brusa.

Ai shtoi se marrëveshja e MSA-së , është një qasje e bizneseve të Kosovës në tregun e BE me konsumatorë prej 500 milionë, por tha se duhet të përmbushën standardet për të qenë konkurrent. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës dhe MTI në vazhdimësi e kanë harmonizuar legjsilacionin për zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Kjo Ministri sipas tij ka përgatitur strategjinë për rritjen e cilësisë së prodhimeve, që bizneset të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Besian Mustafa nga KIESA, tha se projekti ka pasur për qëllim ndërkombëtarizimin e kompanive kosovare dhe për qasjen e tyre në tregun evropian.