Ekonomi

Ekonomi

Indeksi i çmimeve të konsumit në prill si ai në mars

Publikuar më 11 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit" (IHÇK) për muajin prill të vitit 2018 dhe, sipas tij, ai është i barabartë me atë të marsit.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është i pandryshuar 0.0% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin mars 2018. Mirëpo, përkundër kësaj, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e çmimeve te nëngrupet: perime (-1.7%); dru zjarri për ngrohje (-5.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2018 me muajin prill 2017 ishte 0.4%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin prill 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.5%); qumësht, djath dhe vezë (1.5%); kafe dhe çaj (3.4%); duhan (3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%); shërbimet për transport (6.5%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-3.2%); sheqer dhe ëmbëlsira (-9.0%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.5%)-(rënie e çmimit të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (-3.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK.