Ekonomi

Ekonomi

Kosova dhe Gjermania do të nënshkruajnë dy marrëveshjeve në vlerë rreth 5.5 milionë euro

Publikuar më 14 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kosova dhe Gjermania do të nënshkruajnë dy marrëveshjeve grant për projektet "Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta", në vlerë 4 milionë euro dhe Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave, në vlerë 1.466 milionë euro.

Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW, Kirk Mildner.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss.