Ekonomi

Ekonomi

Çmimi i naftës bie në 65.36 dollarë për fuçi

Publikuar më 09 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Çmimi i naftës së papërpunuar ra në nivelin prej 65.36 dollarësh për fuçi, pas një korigjimi të lehtë pasi u shfaqën raportet se Venezuela ngriti mundësinë e ndalimit të disa eksporteve të naftës bruto.

Por shqetësimi primar që ndikon në tregjet e naftës janë lëvizjet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të cilët mund të vendosin të rrisin prodhimin me 1 milion fuçi në ditë, shkruan Telegrafi.

OPEC do të mblidhet në Vjenë më 22 qershor për të vendosur nëse anëtarët e saj dhe jashtë saj, duke përfshirë Rusinë, do të rrisin prodhimin për të lehtësuar shqetësimet lidhur me mungesat e mundshme të furnizimit nga Irani dhe Venezuela.